Palet dakord, te henen drafti per Reformen Zgjedhore | Lajme - News

2020-06-12 0

Këshilli Politik zhvilloi një tjetër mbledhje këtë të premte. Mes palëve janë diskutuar disa çështje si administrimi zgjedhor, problemet e medias në fushatë dhe financimi. Përfaqësuesi i mazhorancës, Damian Gjiknuri dhe ai i opozitës, Oerd Bylykbashi theksuan para mediave se ekspertëve iu është lënë detyrë që ta përfundojnë draftin deri të hënën.

Bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore deklaroi se sa i përket KQZ po diskutohet për pikat e fundit në lidhje si do të përzgjidhen anëtarët e KQZ-së.

?Besoj të hënën ta çoj zyrtarisht draftin në komision dhe pastaj të vazhdojë diskutimet. KQZ nuk ka ndonjë element surprizë. Po diskutojmë disa mekanizma të fundit në lidhje me procedurën e përzgjedhjes së anëtarëve. Ekspertëve iu la detyrë që brenda të hënës të jetë gati?, tha Gjiknuri, i cili shtoi se do të lejohen reklamat politike në media.

?Derisa të shihen të hartuara garancitë që është rënë dakord për administrimin e zgjedhjeve, identifikimin biometrik, sigurisht që deri atë moment do të punojë për të mbyll dakordësinë e plotë teknike. U la dakord që të kemi gati të hënën draftin që i parashikojnë këto garanci. Ditën e hënë Këshilli Politik do të ketë dokumentin e plotë për t?i dhënë zgjidhje dakordësisë së 5 Qershorit?, tha Bylykbashi.

Përfaqësuesja e opozitës parlamentare, deklaroi se Këshilli e ka përfunduar pjesën e saj politike, ndërsa tashmë u takon ekspertëve që ta bëjnë gati draftin për ta dërguar në Kuvend.

Ajo paralajmëroi një betejë në Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore për listat e hapura dhe ndryshimin e sistemit, një kërkesë e saj që prej nisjes së punës së Këshillit Politik.

?Këshilli Politik e ka përfunduar pjesën politike të marrëveshjes dhe tani flasim për gjëra që i takojnë ekspertëve. Tani duhet të kodifikojmë atë marrëveshje dhe ta çojmë në parlament. Beteja ime është në parlament ku ne do të diskutojmë mbi elementë që do i shtohen reformës zgjedhore. Pa ndryshuar marrëveshjen por duke i shtuar disa elementë. Do të shkojmë duke i propozuar lista të hapura dhe do të ripropozojmë atë ndryshim sistemi. Beteja ime në këtë Këshill ka mbaruar, deri diku detyrën e kam përfunduar. Nuk duhet të merremi më me aspektin politike të këtij Këshilli por duhet t?ia lemë në dorë ekspertëve që ta kodifikojnë?, tha Hajdari./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Free Traffic Exchange